Akuza dhe kundërakuza janë ato që kanë spikatur në këto ditë brenda familjes Pogba. Mathias, i është vënë kundër Paul, me lojtarin e Juventus që e akuzon të vëllain si kreun e një grupi të struktuar për të zhvatur paratë e tij.

SuperSport shkruan se pjesë e klubit të Tours në sezonin 2018-2019 ishte Mathias, teksa presidenti Ettori rrëfen se refuzoi të punonte me të dhe se ende nga ajo periudhë, Mathias i ka borxh 80.000 euro për shkak të prishjes së kontratës. Ettori thekson se ajo që udhëheq familjen Pogba është mamaja, Yeo Moriba.

“Kontrata me Mathias u ndërpre në mes, shuma që ai i detyrohet klubit është 80.000 euro. Kjo shumë nuk është paguar kurrë. Numri një i “bandës” në familjen Pogba, është mamaja. Ajo lëviz dhe udhëheq gjithçka”, shprehet Ettori.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA