Aksident i rëndë në Tiranë! Makina përplas për vdekje 25-vjeçaren në oborrin e banesës së saj (Emrat)

31/08/2022 07:57
Foto ilustruese

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Tiranë, ku një makinë ka humbur kontrollin dhe është futur në oborrin e një banese, duke përplasur për vdekje 25-vjeçaren e identifikuar si Marjana Sahitaj.

Drejtuesi i mjetit Sajmir Taci ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke u futur në oborrin e banesës së viktimës.

Si fillim 25-vjeçarja është dërguar në spital, por më pas për shkak të dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 31.08.2022, rreth orëve të para të mëngjesit, në rrugën “Shaban Bardhoshi”, shtetasi D. T., duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij duke dalë nga rruga dhe ka hyrë në oborrin e një banese.

Si pasojë është dëmtuar shtetasja M. S., 23 vjeçe, që ndodhej në oborrin e banesës së saj, e cila më pas, ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Top Channel