Video/ Mbeti i bllokuar në mes të përmbytjeve katastrofike, ushtria shpëton mrekullisht me helikopter djalin në Pakistan

30/08/2022 10:55

Më shumë se një mijë njerëz kanë humbur jetën për shkak të përmbytjeve katastrofike në Pakistan.

Së fundmi CNN ka publikuar një video ki shihet se si ushtria e vendit shpëtoi një djalë i cili ishte bllokuar në mes të një rrjedhe të fuqishme uji.

Djali po priste majë një shkëmbi në momentin që helikopteri po ulej gradualisht për ta shpëtuar dhe në vetëm pas sekonda ata arritën ta merrnin në bord.

Zyrtarët thonë se musoni këtë vit ka prekur më shumë se 30 milionë njerëz, që është e barabartë me një në shtatë pakistanez.

Top Channel