Presidenti i fundit i Bashkimit Sovjetik, Mikhail Gorbaçov ka ndërruar jetë në Moskë, në moshën 92-vjeçare.

Sipas agjencisë ruse të lajmeve, Gorbaçov ka humbur betejën me një sëmundje të rëndë.

Ai është vlerësuar për rolin e tij në bashkimin e vendit, ndonëse në Rusi figura e tij është diskutuar vazhdimisht.

Me zgjedhjen president i BRSS më 14 mars 1990, Gorbaçov iu përmbajt kursit të reformave për liberalizim duke i hapur kështu rrugën ndryshimeve në Bashkimin Sovjetik e gjithashtu edhe ndryshimeve në të gjithë bllokun lindor. Ai u tërhoq nga posti i presidentit të Bashkimit Sovjetik më 1991 dhe pas kthesës në vitin 1992 ai themeloi fondacionin e tij Gorbaçov.

FOTO GALERI
3/5
Gorbaçov dhe Margaret Thatcher

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA