Loredana është ndër reperet më në zë dhe të suksesshme të momentit.

Këngët e saj padyshim që brenda pak orësh numërojnë miliona klikime dhe rezultojnë shumë të pëlqyera. Reperja shpesh ndan momente nga jeta e saj personale duke nisur që nga postimet me vajzën dhe nga përditshmëria e saj.

Loredana shpesh poston foto nga përditshmëria e saj dhe vajzës së saj Hana. E së fundmi reperja ka postuar një foto në Instastory të vogëlushes, e cila përqafon me shumë dashuri një qenush dhe duket aq e ëmbël sa na i ka bërë ‘sytë zemra’. Në foto Loredana shkruan: Të dua shumë Hana

Shpesh bukuroshja është përfolur për jetën e saj personale dhe së fundmi na ka shtuar dyshimet me një Instastory që ka ndarë me ndjekësit.

Ka kaluar gati një muaj që kur Loredana ka publikuar këngën e saj të fundit “Let’s go” e duket se tashmë ka ardhur koha që reperja të vijë me një projekt të ri. Disa ditë më parë bukuroshja ka treguar me anë të një Instastory se tanimë ka realizuar demon e surprizës së saj më të re, e cila do të titullohet “Stay with me” (Qëndro me mua) dhe pritet të publikohet shumë shpejt./ TAR

Top Channel