Kush është autori i vrasjes së dyfishtë/ Ekzekutoi me armë vëllanë dhe kunatën në Tiranë (Foto+Emri)

30/08/2022 17:41

Arsen Muskurti është autori i vrasjes së dyfishtë këtë të martë në Tiranë.

Sipas gazetares së Top Channel, Dorjana Bezat, mësohet se autori mban dhe emrin edhe Hamza Kastrati. Viktimat, vëllai dhe kunata e tij janë identifikuar si Dritan Muskurti dhe Nora Muskurti.

Autori i krimit

Konflikti mbi pronën dyshohet të jetë shkaku që shtyu Arsen Muskurtin (që mban dhe emrin Hamza Kastrati) të vrasë vëllanë 44-vjeçar dhe kunatën.

Dy vëllezërit kanë qenë bashkëpronarë të një agjencie turistike, por në vitin 2018 biznesi kaloi në pronësi të viktimës.

Dy vëllezërit dyshohet se janë konfliktuar në zonën e “Myslym Shyrit”, në rrugën “Islam Alla”,  dhe debati ka degraduar në përdorimin e armës.

FNSH dhe Renea kanë arritur të kapin autorin e vrasjes së çiftit Dritan dhe Nora Muskurti në zonën e “5 Majit” pas dy orësh kërkime, ndërsa ishte i armatosur.

“Më datë 30.08.2022, në rrugën “Islam Alla”, dyshohet se si pasojë e një konflikti familjar, shtetasi A. M., dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri drejt vëllait të tij shtetasit D. M., 44 vjeç, dhe shtetases N. M., 33 vjeçe (dyshohet bashkëshortja e shtetasit D. M.) të cilët si pasojë kanë ndërruar jetë. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë kontrollin e zonës me qëllim kapjen e autorit. Grupi hetimor nën drejtimim e Prokurorisë po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, sipas policisë.

Viktimat Dritan dhe Nora Muskurti

FOTO GALERI
1/9

Top Channel