Irina Shayk në bikini, ndez zhurmat e rikthimit me Bradley Cooper pas fotove intime në Bahamas (fotot)

30/08/2022 15:14

Ata u ndanë njëherë në 2019 – por Irina Shayk e aktori Bradley Cooper kanë bërë fansat të vrasin mendjen nëse janë ribashkuar, pasi modelja shpërndau një seri fotosh ku ata duket se kanë kaluar pushimet së bashku.

Megjithse dikush mund të thotë se janë vetëm “ish-të dashur që dalin bashkë” për hir të vajzës së tyre pesë vjeçare Lea, fotot e pushimeve në Bahamas komentoheshin nga Irina me simbole të dyshimta zemrash.

Modelja 36 vjeçare shihej në një bikini të vogël, teksa mbështetej në shpatullën e Bradley, i cili mbante rrobabanje të zeza.

Në një tjetër foto Irina shtrihej në një simbol të madh zemre në rërë, ndërsa në disa të tjera ushqente derrat.

Ajo kombinonte të brendshmet me një fund të zi dhe fshihte sytë prapa syzeve të diellit, gjithashtu me formë zemre.

Marrëdhënia e çiftit zgjati rreth pesë vjet dhe ata kanë një fëmijë, pesë-vjeçaren e quajtur Lea.

Ata janë parë disa herë së bashku dhe me të tjerë pas ndarjes, teksa prindërojnë të dy bijën e tyre në New York City.

Irina u fol se ishte lidhur me Kanye West vitin e kaluar pas një udhëtimi ku dyshja u panë së bashku në Francë.

Ndërkohë Bradley flitet se është lidhur me politikanen Huma Abedin, ish-ndihmëse e lartë e demorkates, kandidate e dështuar presidenciale, Hillary Clinton.

FOTO GALERI
2/8
Ajo shpërndau një seri fotosh ku ata duket se kanë kaluar pushimet së bashku.

Top Channel