Teksa vera arriti temperatura deri në 40 gradë në qytetin e Elbasanit, duket se jo pa probleme e kanë kaluar sidomos mosha e tretë.

Mesatarisht Çdo ditë në urgjencën e Elbasanit paraqiten 100-120 pacientë të cilët kërkojnë ndihmë mjekësore, kryesisht për shkaqe që kanë të bëjnë me temperaturat e larta.

Mos ekspozimi në temperaturat e larta dhe konsumimi i sa më shumë lëngjeve mbetet këshilla kryesore e mjekëve, ndërkohë duket se temperaturat ekstreme nuk i kanë kaluar pa pasoja as personat që kryejnë aktivitete fizike.

Sipas shefit të urgjencës në Elbasan, numri i lartë i paraqitjeve çdo ditë, vjen edhe si pasojë e mos paraqitjes më parë tek mjeku i familjes.

Top Channel