Personi që shihni në foto është Besnik Pjetri, autori i dyshuar i vrasjes së dyfishtë mbrëmjen e djeshme në Lezhë.

Pas një konflikti me familjen e ish-gruas me të cilën ishte divorcuar para 6 vitesh, Besnik Pjetri shkon në banesën e saj në fshatin Grykë Zezë dhe i vret babanë dhe vëllanë.

Viktima Gent Përjaku  ishte vëllai i vetëm i ish-gruas.

Gent Përjaku

Menjëherë pas krimit autori u largua nga vendngjarja, ndërsa po bëhet krehja e zonës për kapjen e tij.

Mësohet  se viktimat jetonin në Itali dhe ishin kthyer në Shqipëri vetëm një ditë më parë.

Top Channel