Arsen Muskurti, autori i vrasjes së vëllait dhe kunatës është arrestuar ps disa orësh arrati.

Sipas gazetares së Top Channel, Dorjana Bezat, FNSH dhe Renea kanë arritur të kapin autorin e vrasjes se çiftit Dritan dhe Nora Muskurti në zonën e “5 Majit” ndërsa ishte i armatosur.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në ambientet e një lokali. Konflikti mbi pronën dyshohet të jetë shkaku që shtyu Arsen Muskurtin (që mban dhe emrin Hamza Kastrati) të vrasë vëllanë dhe kunatën.

Dy vëllezërit dyshohet se janë konfliktuar në ambientet e lokalit në zonën e “Myslym Shyrit”, në rrugën “Islam Alla”,  dhe debati ka degraduar në përdorimin e armëve.

Asen Muskurti ka qëlluar për vdekje drejt vëllait 44-vjeçar dhe kunatës Nora Muskurtin.

Dëshmitarë okularë në vendin e ngjarjes kanë qenë shumë banorë të zonës dhe kalimtarë të rastit.

Top Channel