Një gjashtë vjeçar është plagosur rëndë këtë mbrëmje në Korçë pasi është përplasur nga makina që drejtonte babai i tij.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30 në lagjen numër 6 të qytetit juglindor. Sipas të dhënave paraprake, shtetasi me iniciale R.K. ka goditur djalin që po lëvizte me biçikletë pranë shtëpisë së tij. Fëmija ndodhet në spital, nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Policia njofton se shtetasi R. K., për shkaqe që ende nuk dihen, duke drejtuar automjetin tip “Opel”, ka devijuar nga rruga. I mituri që u lëndua ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Këtë të martë në mëngjes, një aksident tragjik ndodhi në autostradën Fier-Vlorë, ku një 6-vjeçar që po udhëtonte me familjen humbi jetën te mbikalimi i fshatit Panaja.

Familja e tij ishte duke udhëtuar nga aeroporti i Rinasit drejt Vlorës, pasi ishin kthyer nga Turqia ku kishin qenë me  pushime. I ati humbi kontrollin duke u përplasur me trafik-ndarësen dhe më pas është përmbysur në rrugë. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën djali 6 vjeç i familjes Mithi.

Top Channel