Një vatër zjarri ka përfshirë në mesditë kodrën e Kuzum Babasë në qytetin e Vlorës.

Flakët të ndihmuara dhe nga era kanë përparuar duke djegur gjithë faqen e kësaj kodre me pisha duke rrezikuar dhe banesat që ndodhen aty.

Ndërkohë dy autobote me ujë dhe 8 zjarrfikës ndodhen në terren për shuarjen e flakëve të ndihmuar dhe nga banorë të zonës.

Top Channel