Ata të cilët do të ulen në auditore këtë vit të ri akademik janë në pritje, pasi sapo kanë filluar të shpallen listat e fituesve.

Në fakultetin ekonomik 4 degët e cilët janë ndër më të preferuarat, pas mjekësisë janë shpallur tanimë listat paraprake të fituesve.

Janë gjithsej 1200 kuota pranimi për këtë vit të ri dhe nga listat paraprake deri më tani ka 9000 fitues.

Dekani i këtij fakulteti u bën thirrje maturantëve që të mos nxitojnë të regjistrohen në degë të dyta që ata kanë zgjedhur, por të presin.

“Studentët janë duke përzgjedhur mund të kenë fituar në disa degë dhe largohen nga ekonomiku iku tek mjekësia, kështuqë ata që duan ekonomik por nuk janë fitues në listat paraprake të presin se ka vende”, tha Dhori Kule.

Studentët e rinj duhet të zgjedhin nëse do të frekuentojnë lëndë në gjuhën angleze apo në gjuhën shqipe.

Dekani i Fakultetit Ekonomik shpreh rezerva për zgjatjen e periudhës së regjistrimit të studentëve në universitet, gjë e cila ka shtyrë dhe ditën e parë të fillimit të mësimit e cila është përcaktuar në 17 tetor.

Top Channel