Një zjarr masiv ka përfshirë territoret përreth disa fshatrave në bashkinë e Memaliajt.

Në fshatrat Zhulaj dhe Qesarat zjarri gjendet rreth 200 metra larg banesave, të cilat rrezikohen nga momenti në moment.

Në terren gjenden forcat zjarrfikëse të Memaliajt, Tepelenës, Gjirokastrës dhe Këlcyrës, të cilat po punojnë intensivisht për shuarjen e flakëve.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel