Video/ Tentoi të rrëmbejë 6-vjeçaren që po luante pranë shtëpisë, policia arreston të dyshuarin

28/08/2022 17:02

Kamerat e sigurisë në Ohio të SHBA-së, kanë filmuar momentin kur një e mitur 6-vjeçare po luante në oborrin e shtëpisë teksa një burrë tenton ta rrëmbejë atë.

6-vjeçarja arrin të largohet menjëherë dhe të shpëtojë nga nëj grabitje e mundshme. Familja Nash nga Hamilton, Ohio, ka publikuar pamjet e momentit kur e mitura kapet për dore nga një burrë që i vjen nga pas.

Megjithatë pas mundimeve të shumta, vajza arrin të largohet nga ai dhe të vrapojë në drejtim të shtëpisë, kurse rrëmbyesi largohet sikur të mos kishte ndodhur asgjë e keqe.

Policia amerikane ka bërë të ditur se bëhet fjalë për Deric McPherson, 33-vjeç, i cili edhe nuk hezitoi ta tërheq zvarrë me shpresën se do të arrinte ta rrëmbente.

Pasi mësoi se çfarë ndodhi, babai i vogëlushes u fut me shpejtësi në makinën e tij dhe e ndoqi nga pas të dyshuarin duke e njohur policinë për vendndodhjen e tij.

Me të mbërritur në vendin e ngjarjes ata prangosën 33-vjeçarin, i cili tentoi t’ia rrëmbej vajzën.

 

Top Channel