Këtë të diel Shqipëria do të jetë në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke bërë që kthjellimet dhe vranësirat e shpeshta të jenë dominante, përjashtuar zonat malore ku vranësirat dhe shirat do të mbeten prezente, herë pas here në formë shtërngatash.

Sipas Meteoalb, kjo situatë meteorologjike do të vijojë deri në orët e vona të mbrëmjes, kur pritet përmirësim i dukshëm i kushteve amtosferike duke rikthyer sërish motin e kthjellët.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në mëngjes por rritje në mesditë duke u luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 35°C.

Top Channel