Talibanët: Dronët e SHBA-së po përdorin hapësirën ajrore të Pakistanit

28/08/2022 13:59

Ministria e Mbrojtjes së talibanëve ka pretenduar se Pakistani ka lejuar që dronët amerikanë të përdorin hapësirën e tij ajrore për të pasur qasje në Afganistan. Kjo akuzë së fundmi është mohuar nga Pakistani, pas sulme ajrore amerikane në Kabul.

Mullah Mohammad Yaqoob u tha gazetarëve gjatë një konference për media në Kabul më 28 gusht, se dronët amerikanë kanë hyrë në Afganistan përmes Pakistanit.

“Sipas informacioneve tona, dronët po hyjnë përmes Pakistanit në Afganistan. Ata përdorin hapësirën ajrore të Pakistanit. Ne kërkojmë nga Pakistani që të mos përdorë hapësirën e tij ajrore kundër nesh”, tha ai.

Ministria e Punëve të Jashtme e Pakistanit nuk ka reaguar menjëherë për Reuters lidhur me këto akuza.

Autoritetet pakistaneze kanë mohuar përfshirjen ose që kishin njohuri për me dron që Shtetet e Bashkuara thanë se kanë kryer në Kabul në korrik, sulm në të cilin u vra lideri i Al-Kaidës, Ayman al-Zawahiri.

Komentet e Yaqoob vijnë teksa talibanët afganë po ndërmjetësojnë bisedimet midis Pakistanit dhe grupit militant të talibanëve pakistanezë. Afganistani po ashtu varet shumë nga tregtia me Pakistanin.

Talibanët kanë thënë se po hetojnë sulmin ajror të korrikut dhe kanë thënë se nuk e kanë gjetur trupin e liderit të Al-Kaidës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA