Shemben kullat “binjake” të Indisë/ Qeveria jep shfaqje force kundër korrupsionit në ndërtim

28/08/2022 14:23

Dy kulla të ndërtuara pa leje në Indi janë shembur me shpërthim të kontrolluar.

Kullat të periferi të Nju Delhit u shembën në transmetim të drejtpërdrejtë televiziv, një taktikë e rrallë kjo e qeverisë indiane për të treguar se e ka seriozisht luftën kundër korrupsionin në ndërtim.

Dy godinat 100 metra të larta  të njohura dhe si kullat binjake ishin godina me rreth një mijë apartamente që nuk u dhanë kurrë për banim për shkak të problemeve me ligjin.

Godinat që u ndërtuan 9 vjet më parë u rrafshuan në pak sekonda me ndihmën e 3,700 kilogramë lëndë plasëse të vendosur në rreth 10 mijë gropëza.

Mijëra të pastrehë dhe qen endacakë u evakuuan përpara shpërthimit prej të cilit u larguan përkohësisht nga shtëpitë dhe banorët përreth.

Nuk ka njoftime për të lënduar ndërsa në vendin ku dikur ngriheshin kullat ilegale tani shtrihen 80 mijë tonë mbetje.

Top Channel