SHBA: Alpinisti bie nga 60 metra lartësi në SHBA dhe humb jetën

28/08/2022 19:03

Një burrë ra nga një lartësi prej 60 metrash dhe vdiq teksa po ecte në Kanionin e Madh, njoftoi Shërbimi i Parkut Kombëtar të SHBA-së (NPS).

44-vjeçari, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, ra nga shtegu Bright Angel Point, në pjesën veriore të parkut, tha NPS.

Rojtarët e Parkut Kombëtar, duke iu përgjigjur incidentit, gjetën trupin e tij të pajetë.

NPS inkurajoi vizitorët e Parkut Kombëtar të qëndronin të sigurt në shtigje të caktuara. Ata gjithashtu inkurajuan alpinistët që të mos “vrapojnë, kërcejnë ose të kryejnë marifete fizike pranë kanionit”.

Hetimi për incidentin është në vazhdim dhe po kryhet nga NPS dhe Zyra e Ekzaminuesit Mjekësor të Qarkut Coconino.

Parku Kombëtar Kanioni i Madh në Arizona, është i vendosur në 1.218.375 hektarë tokë dhe vizitohet nga rreth gjashtë milionë njerëz çdo vit.

Top Channel