Forcat ruse kthyen centralin e Zaporizhias në bazë ushtarake, Kuleba: Po rrezikohet Evropa

28/08/2022 22:03

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba  reaguar me anë të një postimi në Twitter, ku ka paralajmëruar se kontinenti evropian është në rrezik, për shkak se forcat ruse e kanë kthyer centralin bërthamor të Zaporizhias në bazë ushtarake.

“Për dekada, siguria bërthamore ka mbetur prioriteti kryesor i Ukrainës, veçanërisht duke pasur parasysh të kaluarën tonë tragjike. Pushtuesit rusë e kthyen Zaporizhian në një bazë ushtarake duke vënë në rrezik të gjithë kontinentin. Ushtria ruse duhet të dalë nga uzina, ata nuk kanë çfarë të bëjnë atje”, shkroi Kuleba në Twitter.

Autoritetet ukrainase nisën shpërndarjen e tabletave të jodit për banorët pranë centralit bërthamor të Zaporizhias, në rast të një rrjedhjeje të mundshme radioaktive, mes frikës në rritje se luftimet rreth impiantit mund të shkaktojnë një katastrofë bërthamore.

Ky vendim erdhi dy ditë pasi centrali u neutralizua përkohësisht për shkak të asaj që zyrtarët thanë se ishte dëmtim nga zjarri në një linjë transmetimi.

Top Channel