Një çift bashkëshortësh janë përfshirë në konflikt me njëri-tjetrin në Tiranë e si pasojë ka mbetur i plagosur një 34-vjeçar.

Mësohet se e gjitha nisi pasi burri 34-vjeçar me iniciale F.GJ ditën e djeshme kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij 32-vjeçare në sy të fëmijëve të tyre të mitur.

Gjatë konfliktit, 32-vjeçarja me iniciale A.N., është kundërpërgjigjur duke  e goditur bashkëshortin me thikë.

Aktualisht 34-vjeçari F. Gj. ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Top Channel