Katër persona kanë rënë në prangat e policisë në Muriqan pasi tentuan të trafikonin kanabis, kateminë dhe ekstazi drejt Malit të Zi.

Në pranga ranë A. V., 24 vjeç, banues në Kurbin, Laç; E. H., 23 vjeç, banues në Kuçovë; N. P., 22 vjeç, banues në Tiranë dhe E. I., 64 vjeç , banues në Shkodër.

Ata janë paraqitur në PKK Muriqan, në dalje të RSH-së, me automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin E. I. dhe pasagjerë shtetasit A. V., E. H. dhe N. P. Shërbimet e Policisë Kufitare kanë kaluar në vijën e dytë për kontroll më të imtësishëm shtetasit dhe automjetin me të cilin qarkullonin.

Si rezultat i kontrolleve fizike që shërbimet e Policisë ushtruan ndaj 4 shtetasve, u gjetën sasi të ndryshme, të ndara në pako, lëndësh narkotike kanabis, ketaminë dhe ekstazi, të cilat, nga veprimet hetimore, rezulton se këta shtetas do t’i trafikonin drejt Malit të Zi.

Lëndët narkotike, së bashku me automjetin me të cilin këta shtetas qarkullonin, shuma parash dhe 5 aparate celulare, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë.

Top Channel