Anija kozmike Orion gati për nisje, çfarë duhet të dini për misionin e NASA-s që nis nesër

28/08/2022 20:41

Nisja e misionit që synon të ridërgojë njerëzit në Hënë është në rrugën e duhur për t’u realizuar siç ishte planifikuar.

Misionit Artemis1 iu dha drita jeshile javën e kaluar gjatë një rishikimi të gatishmërisë për fluturim në Qendrën Hapësinore Kennedy.

Nesër do të bëhet nisja e anijes kozmike nga Florida, duke tërhequr qindra mijëra spektatorë në bregdetin ku do të mbahet eventi i madh.

Ky është një fluturim 42-ditor pa ekuipazh rreth hënës, i cili do të testojë raketën e madhe dhe anijen kozmike Orion, në të cilën do të udhëtojnë astronautët.

Ndërsa në hapësirë,  anija do të vendosë një lloj sateliti, i cili do të kryejë një sërë punësh në hapësirë,nga studimi se si rrezatimi ndikon në ADN-në deri te gjuetia për akull uji në hënë.

Orion do të fluturojë 60 milje mbi Hënë dhe gjatë rihyrjes javë më vonë do të dalë në atmosferën e Tokës me 25,000 mph përpara se të dalë në brigjet e Kalifornisë më 10 tetor.

Kamerat brenda dhe jashtë Orionit do të ndajnë imazhe dhe video gjatë gjithë misionit.

Nëse gjithçka shkon sipas planit, kjo do të jetë “vizita” më e gjatë pa ndalesa në hapsirë në gjithë historinë.

Më vonë,në një mission Atremis2 në vitin 2024 parashikohet që një tjetër anije me një ekuipazh brenda, të niset drejt hapësirës për më shumë testime, duke zgjatur rreth tetë deri në 10 ditë, ata do të bëjnë një fluturim hënor përpara se të kthehen në Tokë.

Njerëzit më në fund do të mundtë shkojnë në Hënë gjatë një tjetër misioni  Artemis 3, ku NASA thotë se ekuipazhi do të përfshijë gruan dhe personin e parë me ngjyrë.

Afati kohor varet nga sa mirë shkojnë misionet e mëparshme, por aktualisht është planifikuar për vitin 2025.

NASA shpreson të ndërtojë një kamp bazë dhe të kryejë misione vjetore dhe ta përdorë atë si një shtrat provë për misione edhe më ambicioze, duke filluar me dërgimin e një njeriu në Mars.

 

Top Channel