Një 19-vjeçar është arrestuar në Tiranë dhe është shpallur në kërkim një 27-vjeçar, pasi akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur banesa në kryeqytet.

Mësohet se në pranga ra L. Q., 19 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim dhe u shpall në kërkim K. K., 27 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Dy të rinjtë janë kapur në flagrancë gjatë kohës që po transportonin disa sende, të cilat i kishin vjedhur në një objekt në Babrru.

Pas hetimeve të kryera ka rezultuar se ata janë autorë të dyshuar edhe për 2 vjedhje të tjera në kryeqytet, një grabitje më  17.05.2022, në rrugën “Dritan Hoxha”, ku dyshohet se kanë vjedhur disa vegla pune dhe një biçikletë dhe më 10.06.2022, në rrugën “Miqësia”, ku dyshohet se kanë vjedhur disa sende në një banesë.

Po ashtu, dyshohet se ata janë autorë të dyshuar edhe të disa vjedhjeve të tjera në banesa, për të cilat vijon puna, me qëllim dokumentimin e plotë të tyre me prova ligjore.

Top Channel