U nisën me skaf nga Korfuzi drejt Dubrovnikut, dy kroatë pësojnë dëmtime nga kushtet atmosferike dhe transportohen drejt spitalit të Vlorës
Një turiste nga Peruja rrezikoi jetën këtë fundjavë teksa eksploronte zonën ne vendin e quajtur “Ujëvara e Sotirës” në Gramsh.
Ajo po ecte në këmbë midis shkëmbinjve, kur ka mbetur e bllokuar për shkak të terrenit të thepisur.
Policia njofton se pas kërkimeve, ka mundur të identifikojë vendodhjen e shtetases peruane dhe pas evakuuimit ajo ka marrë ndihmën mjekësore.
Njoftimi i policisë:
Më datë 27.08.2022, në vendin e quajtur “Ujëvara e Sotirës”, 1 turiste nga Peruja, duke eksploruar me këmbë zonën, ka mbetur e bllokuar midis shkëmbinjve, për shkak të terrenit të vështirë e të thepisur.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh dhe shërbimet mbështetëse, janë nisur në drejtim të zonës ku kishte mbetur e bllokuar turistja.
Si rezultat i reagimit të menjëhershëm dhe punës së mirorganizuar, punonjësit e Policisë kanë bërë të mundur nxjerrjen e turistes nga terreni i vështirë ku ishte bllokuar, të cilës, më pas, i është ofruar shërbimi mjekësor dhe aktualisht ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
Top Channel