Një sherr në familje ka përfunduar me plagosjen e një personi në kryeqytet.

Ngjarja ka ndodhur këtë pasdite në Don Bosko. Policia njofton se gjatë një konflikti të çastit, shtetasja A. N. ka goditur me mjet prerës burrin e saj, shtetasin F. Gj.

Ky i fundit është dërguar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që ka nisur hetimi për ngjarjen.

Top Channel