Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Ardit Çelën, 25-vjeçarin që së bashku me dy shokët e tij dhunuan dhe tentuan të digjnin një vajzë të mitur 16-vjeçare.

Enea Hoxha dhe 17-vjeçari me iniciale D.M., të cilët ndihmuan Çelën për aktin e rëndë, janë lënë nën masën detyrim paraqitje.

Ardit Çela, bashkë me dy shokët jashtë një pallati ushtruan dhunë ndaj një 16-vjeçareje e cila kishte bashkëjetuar më parë me 25-vjeçarin,  e më pas tentuan ta dëmtojnë me benzinë.

Çela rezulton se thuri planin për djegien me benzinë të ish-të dashurës, por kjo e fundit mundi t’i shpëtojë nga duart.

Top Channel