Pasi kaluan pushimet në Shqipëri, emigrantët po kthehen në vendet e tyre ku punojnë dhe banojnë prej vitesh.

“Kemi një javë në Shqipëri, vendin më të bukur që egziston”- shprehet një emigrant.

Por ky rikthim në mase, këtë fund Gushti ka sjelle radhë të gjata kilometrike në pikat e kalimit kufitar me Malin e Zi. Në Muriqan, ka një rekord daljesh nga Shqipëria pasi për 48 orë, vendin tonë e kanë lënë mbi 40 mijë shtetas dhe në fundjave ky numër pritet të jete shume me i madh. Ne vendin e parë, të emigranteve të cilët po kthehen janë ata nga Italia, pastaj vjen Gjermania dhe Franca.

Policia Shqiptare dhe ajo malazeze po punojnë me procedure të përshpejtuar për të reduktuar pritjen ndërsa në mbrëmje, për shkak të fluksit të larte, edhe koristë hyrëse për në vendin tonë, u përdoren si rruge dalëse për emigrantët.

Në ndryshim nga vitet e kaluara, sivjet  edhe numri i hyrjeve në vendin tonë vazhdon të jetë në shifra të larta  për periudhën në të cilën ndodhemi.

“Zgjodha të vizitoj Shqipërinë në këtë fund gushti sepse tani kemi pushimet dhe duam të bëjmë kampingje. Për këtë  vendi juaj është ideali pasi ka malet, ka detin, dhe ka diell edhe në Shtator. Mund të bëjmë plazh. Ende nuk e di se sa do të qëndrojmë, ndoshta 10 dite e me pas do të kthehemi në Gjermani pasi na pret puna”-shprehet një turiste gjermane.

Nga kjo e enjte, në Shqipëri përmes pikës së kalimit kufitar të Muriqanit, kanë hyre rreth 15 mije shtetas, pjesa dërrmuese e tyre,  turistë të huaj.

Top Channel