Dojna Mema është padyshim një nga moderatoret më të pëlqyera në vendin tonë dhe së fundmi bukuroshja ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të shtatzënisë së saj.

Përgjatë muajve, Dojna na ka mbajtur të përditësuar me zhvillimet që kanë ndodhur.

Tanimë ajo është bërë nënë e një vogëlushi për herë të parë dhe këtë lajm e ndau me ndjekësit e saj në Instagram, teksa ka postuar një moment pas lindjes me djalin e saj të porsalindur në krahë. Dojna ka zbuluar emrin e vogëlushit, Nolan Sata që erdhi në jetë në datë 20 gusht të këtij muaji.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Dojna Mema (@dojnamema)

Vetëm pak më parë Dojna postoi në Instagram videon e parë të djalit të saj, i cili duket shtrirë në krevatin e tij dhe mund të themi se na i bëri ‘sytë zemra’. Deri më tani Dojna nuk e ka zbuluar portretin e plotë të vogëlushit të saj, të cili mezi e presim ta shohim dhe të zbulojmë se kujt i ka ngjarë më shumë Nolan.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel