Zjarri vazhdon të djeg ullinjtë e zonës së njohur si Rreth Libofshë në Fier, ndërsa shuarja e flakëve bëhet gjithmonë e më e vështirë. 

Deri tani mësohet se janë djegur më shumë se 2 mijë rrënjë ullinj, ndërsa luftën me flakët e bën edhe më të vështirë era që fryn në këtë zonë, duke ndihmuar përhapjen e tyre.

Forca të shumta zjarrfikëse kanë zbritur në terren ndërsa po tentojnë të shmangin përhapjen e zjarrit në pjesën tjetër të kodrës, një zonë e pyllëzuar.  Ndërkohë, në terren kanë zbritur edhe uniformat blu, në kërkim të autorit të zjarrit, pasi dyshimet për zjarrvënie të qëllimshme ose nga pakujdesia janë të mëdha.

Top Channel