Çekia dhe Polonia pajtohen që të mbrojnë hapësirën ajrore sllovake

27/08/2022 18:42

Republika Çeke dhe Polonia kanë arritur marrëveshje për të mbrojtur hapësirën ajrore të Sllovakisë fqinje, pasi Bratislava do të heqë dorë nga përdorimi i avionëve luftarakë MiG-29 në fund të këtij muaji.

Kjo marrëveshje për mbrojtje e nënshkruar më 27 gusht pritet të jetë në fuqi deri kur Sllovakia, shtet anëtar i NATO-s, të pranojë dërgesën me avionët F-16 nga Shtetet e Bashkuar.

Dërgesat me avionë amerikanë pritet të arrijnë më 2024.

Ministri i Mbrojtjes së Polonisë, Mariusz Blaszczak, ajo e Çekisë, Jana Cernochova, dhe ministri i Mbrojtjes së Sllovakisë, Jaroslav Nad, nënshkruan marrëveshjen në një bazë ajrore në Sllovaki.

Avionët luftarakë polakë do të nisen nga baza e stacionuar në territorin polak. Avionët çekë do të ofrojnë po ashtu mbrojtje ajrore nga baza që gjendet në territorin e Republikës Çeke dhe do të kthehen në bazat e tyre të përhershme sapo të përfundojnë misionin”, tha një zëdhënëse e Ministrisë së Mbrojtjes së Sllovakisë.

Ministri Nad tha muajin e kaluar se Sllovakia mund të shqyrtojë mundësinë që t’ia japë flotën e saj të MiG-29 – avionëve të prodhimit sovjetik – Ukrainës, në një këmbim të mundshëm të avionëve të tjerë, teksa Kievi po vazhdon të luftojë pushimin rus.

Flota me MiG-29 që ka Sllovakia besohet se është në vlerë prej 300 milionë dollarësh.

Qëkur Rusia nisi luftën, Ukraina – që nuk është anëtare e NATO-s – u ka bërë thirrje aleatëve perëndimorë që t’i dhurojnë avionë luftarakë për t’u përballur me forcat ajrore ruse./ REL

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA