Shtatë mjete janë përfshirë në një aksident zinxhir këtë të shtunë pasdite në vendin e quajtur “Kthesat e Murrashit”.

Deri tani raportohet vetëm për një vajzë të plagosur, jashtë rrezikut për jetën.  Aksidenti, që dyshohet se ka ndodhur pasi është çarë goma e një traileri ka shkaktuar trafik të renduar.

Aktualisht policia rrugore po bën të mundur drejtimin e lëvizjes me një korsi deri në largimin e mjeteve të aksidentuara.

FOTO GALERI
1/23

Top Channel