Tenori i njohur shqiptar Saimir Pirgu, që falë vokalit të tij të pakrahasueshëm mbush sallat e koncerteve në mbarë botën, duke u kthyer në një yll në ngjitje të skenave operistike, ishte i vetmi tenor i ftuar në ceremoninë e vendosjes së yllit në nder të Luciano Pavarottit në Walk ofv Fame të Hollywood-it.

Më në fund, edhe legjenda e muzikës klasike ka marrë yllin e tij në Shëtitoren e Famës në Los Angeles. Në eventin e rëndësishëm, Pirgu ishte në krah të vajzës së Pavarottit, Cristina.

Tenori tejet i talentuar shqiptar e kujtoi me emocion mjeshtrin e madh, i cili ka qenë dhe mësues i tij, duke i dhënë disa mësime të vyera që e ndihmuan padyshim në rrugëtimin e tij drejt një karriere kaq të suksesshme sa ajo që ka sot.

“Më dukej sikur po ecja nëpër kozmos, për të gjetur një hapësirë ​​ku do të pozicionohej ylli i Luciano Pavarottit. Ylli i tij, më i shndritëshmi i plejadës sonë, është tani në Hollywood Boulevard ku e gjithë bota të mund ta vlerësojë.Teksa ecja drejt vendit tempull, ku do inaugurohej ylli i Luciano Pavarotti-t.. (më radianti mes asaj yllësie…), përkrah vajzës së tij, Christina Pavarotti, ndieva ato çaste të më pushtojë një forcë e çuditshme, prej së larti, si erë hyjnore… M’u bë sikur eca mbi një shtrojë qiellore përkrah Luciano Pavarotti-t, si përkrah vetë Zotit, nën zërin e tij mahnitës që e mbuloi kryefund Los Angeles-in dhe u shtri përtej në univers… Të përulem me adhurim përjetë, Mjeshtër! Këtë ditë gushti bota dëgjoi zërin e Zotit!”, ka shkruar përherë mirënjohës tenori shqiptar.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Saimir Pirgu (@saimirpirguofficial)

FOTO GALERI
1/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA