U nisën me skaf nga Korfuzi drejt Dubrovnikut, dy kroatë pësojnë dëmtime nga kushtet atmosferike dhe transportohen drejt spitalit të Vlorës Një mjet tip skaf pësoi një defekt në det këtë të premte në plazhin e Jalës.
Për pasojë, mbeti i bllokuar drejtuesi i mjetit dhe në ndihmë i erdhën policia kufitare e Vlorës.
Skafi rrezikonte të fundosej, por mjeti i policisë e ka tërhequr drejt bregut dhe drejtuesi është në gjendje të mirë shëndetësore.
Njoftimi i policisë:
Gjatë ditës së sotme, salla operative e Policisë Kufitare Vlorë ka marrë njoftim se 1 drejtues mjeti lundrues skaf, që ishte duke lundruar në det, në plazhin Jalë, Dhërmi, e kishte të pamundur të kthehej në breg, pasi mjeti që ky shtetas drejtonte, kishte pësuar një defekt.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, janë organizuar shërbimet e Policisë Kufitare, për t’i ardhur në ndihmë drejtuesit të mjetit lundrues, që rrezikonte mbytjen.
Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur nxjerrjen në breg të mjetit lundrues, si dhe të drejtuesit të tij që ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
Top Channel