S’ka fund muaji i mjaltit për Jennifer Lopez dhe Ben Affleck! Shijojnë momentet si të sapomartuar në Itali

26/08/2022 14:07
Foto nga Mimmo Carriero

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck po shijojnë Italinë e bukur teksa shëtisin dorë për dorë në rrugët e Milanos.

Çifti, që festuan martesën e tyre javën e kaluar, u panë teksa bënin blerje në dyqanet italiane të enjten.

53-vjeçarja ishte veshur tërësisht me të bardha teksa ishte kujdesur në detaje për aksesorët, me një çantë të madhe, taka të larta dhe bizhuteri ngjyrë ati, ndërsa Affleck kishte zgjedhur një ‘outfit’ më të thjeshtë, me xhinse blu, bluzë të bardhë dhe këmishë.

Të dy u ndalën për të pozuar për fansat që prisnin t’i shihnin jashtë markës luksoze italiane të modës Brunello Cucinelli.

Në fillim të javës, Lopez dhe Affleck u panë duke darkuar në një hotel historik në Liqenin e Komos në shtetin tonë fqinj. Dikush i kërkoi çiftin të bënte një ‘selfie’ me ta dhe artistët pranuan me kënaqësi, shkruan “People”.

Muajin e kaluar, të dashuruarit dhe shijuan një udhëtim romantik në Paris, pas dasmës që organizuan në Las Vegas.

FOTO GALERI
8/13

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA