U nisën me skaf nga Korfuzi drejt Dubrovnikut, dy kroatë pësojnë dëmtime nga kushtet atmosferike dhe transportohen drejt spitalit të Vlorës Pas arrestimit të Jeton Lamit, agjentit të forcave operacionale pasi shoqëroi Ervis Martinajn të shpallur në kërkim nga policia, Agjencia e Mbikqyrjes Policore po verifikon të gjithë oficerët e Operacionales dhe të Reneas.
Agjencia po verifikon punësimet e dyfishta të efektivëve, po ashtu dhe kontaktet e tyre jashtë orarit të punës.
Policia ka informacione se disa nga efektivët e këtyre njësive elitë jashtë orarit të punës punojnë si badygard të personave me ngarkesa penale çka I implikon ata në veprimtari të paligjshme.
Disa prej vrasjeve mafioze të ndodhura kohët e fundit në vend nde të pa zbardhura dyshohet se ekzekutorët kanë qenë profesionistë në përdorimin e armëve të zjarrit çka hedh hije dyshimi edhe mbi njësitë elitë në Policinë e shtetit.
Arrestimi në korrik të këtij viti i ish-oficerit tëRENEA-s Remal Rada, i cili pak muaj pas dorëheqjes u kap duke lëvizur me një snajper në makinë ngriti alarmin në Agjencinë e mbikqyrjes policore e cila përballë këtyre fakteve po përdor një filtër më të imtësishëm për njësitë elitë.
Top Channel