Përveç miliona dollarëve, Amber Heard po humbet edhe miqtë e saj më të mirë pas gjyqit me Depp

26/08/2022 17:02

Gjyqi mes Johnny Depp dhe Amber Heard disa muaj më parë  i kushtoi kësaj të fundit 8.2 milionë dollarë.

Megjithatë, Heard nuk po përballet vetëm me pasojat ekonomike, por edhe me ato sociale.

Sipas ‘Geo News’, cituar nga revista ‘Star’, disa nga miqtë më të mirë të Heard që dikur festonin me të, po e injorojnë plotësisht edhe pse ajo iu drejtua atyre për ndihmë.

Gjendja e saj financiare është e rënduar dhe ajo është detyruar të zhvendoset në një vend shumë më të vogël, ndërkohë që nuk mund të gjejë një punë.

Një burim anonim i tha revistës se miqtë e saj si Kristen Stewart , Cara Delevingne  dhe Margot Robbie e kanë “lënë atë mënjanë”.

“Amber ka kontaktuar me miqtë e vjetër si Kristen Stewart, Cara Delevingne dhe Margot Robbie, duke shpresuar se ata të paktën do ta ndihmojnë atë me një vend për të qëndruar, ” tha burimi.

Pak ditë më parë u bë e ditur se për shkak të mungesës së ofertave asaj iu ofrua një rol në një film porno “X-rated” dhe paratë që do t’i jepeshin do të ishin 9 milionë dollarë, nga të cilat 1 milionë do të shkonin për bamirësi. Sipas informacioneve, agjencia Zen Models shpresonte  të përfitonte nga nevoja që ka gjetur Heard, por nuk mori asnjë përgjigje nga aktorja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA