Në finalen e “Miss Anglia 2022” pa make-up, bukuroshja e parë në histori që ndërmerr këtë hap!

26/08/2022 14:26

Në finalen për shiritin e “Miss Anglia”, Melisa Raouf solli një revolucion të vogël brenda konkursit të bukurisë.

Është hera e parë në 94 vjet histori, që një konkurrente vendos të marrë pjesë pa grim: “Njerëzit duhet t’i duan të metat dhe papërsosmëritë e tyre,” shpjegoi 20-vjeçarja për ‘Independent’. Një zgjedhje që e shpërbleu, duke qenë se fitoi një vend mes 40 finalisteve.

Melisa Raouf, studente e Shkencave Politike, ka vendosur të sfidojë konventat sociale që duan që gratë të grimohen dhe solli revolucionin e saj të vogël pa grim në “Miss Anglia”. Melisa u shpreh se:

“Për mua është shumë e rëndësishme sepse kam përshtypjen se shumë vajza, të moshave të ndryshme, grimohen sepse ndihen pothuajse të detyruara ta bëjnë këtë nga presionet e jashtme. Nëse një person është i kënaqur me lëkurën e tij, ai nuk duhet të ndihet i detyruar ta mbulojë atë me grim. Dobësitë tona na bëjnë ata që jemi dhe këto e bëjnë çdo individ unik. Gjithmonë kam menduar se nuk jam mjaftueshëm e bukur dhe së fundmi kam pranuar faktin që jam e bukur ashtu siç jam dhe për këtë kam vendosur të konkurroj pa make-up. Kam besim në veten time, ndërsa kur kam grim ndihem e bllokuar. Kjo jam unë dhe nuk kam frikë t’u tregohem të tjerëve”.

Melisa Raouf do të marrë pjesë në finalen e “Miss Anglia” me shiritin e Miss Bare Face (fytyrë e pastër) dhe askush më mirë se ajo nuk mund ta meritonte një titull të tillë. Angie Beasley, organizatore e konkursit, shpjegoi se që kur lindi kjo kategori në vitin 2019, askush para Melisës nuk e kishte pranuar sfidën për të konkurruar plotësisht pa make-up./ TAR

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA