Mark Zuckerberg në intervistë 3-orëshe me komentuesin e kontestuar amerikan Joe Rogan (fotot)

26/08/2022 17:17
Zuckerberg tha më tej se kur zgjohet në mëngjes e nis ditën duke shikuar celularin e tij, ku normalisht gjen “miliona mesazhe”

Shefi i Meta/facebook Mark Zuckerberg bëri dje një paraqitje të rrallë në programin e kontestuar të aktualitetit ‘The Joe Rogan Experience’.

Në intervistën e filmuar në studion e Rogan në Austin, Texas, Zuckerberg vlerësonte punën e Facebook dhe jepte disa detaje nga jeta e tij private, teksa me Rogan diskutuan për hobi të përbashkëta si hobi apo artet marziale.

Rogan provokoi me pas kreun e Meta për mënyrën “prej roboti” me të cilën mbante gotën e ujit gjatë dëshmisë së tij në Kongresin amerikan në 2018.

“Nuk më pëlqen mënyra sesi ti pi ujë, si po pije ujë kur ishe në Senat, pije si një robot,” tha me shaka Rogan dhe i kërkoi Zuckerberg të pinte një pije “prej vërteti”.

Zuckerberg qeshi dhe piu nga gota që kishte përpara, para se të përgjigjej:

“Dëshmia në Senat nuk është mjedisi më i përshtatshëm për të theksuar humanizmin e subjektit, isha aty për gjashtë orë dhe sigurisht që mudn të të dalin shprehje të fytyrës me të cilat të bësh shumë meme”, tha Zuckerberg duke iu referuar talljeve në rrjet nga kritikët.

Zuckerberg tha më tej se kur zgjohet në mëngjes e nis ditën duke shikuar celularin e tij, ku normalisht gjen “miliona mesazhe” shumica e të cilave “nuk janë të mira”.

Miliarderi tha: “Nuk e di cilat janë ato gjëra që ndodhin në botë te të cilat duhet të fokusohem? Është sikur çdo ditë që zgjohem me godasin me grusht në stomak”.

Mes të tjerash Mark Zuckerberg pranonte me Joe Rogan se Facebook ka censuruar lajmet për materialet skandaloze te laptopit të Hunter Biden për disa ditë, pas një kërkesë të FBI-së për të kufizuar “informatat e gabuara” zgjedhore.

Mark Zuckerberg i tha Joe Roganit se FBI erdhi tek ata dhe u kërkoi atyre të censuronin historinë e laptopit të Hunter Biden pak përpara zgjedhjeve presidenciale në SHBA të vitit 2020.

Joe Rogan njihet për transmetimin e tij të ndjekur në rrjet, me të ftuar të rrymave të ndryshme politike, nganjëherë dhe radikalë anti-qeveritarë, anti-demokratë dhe kundër politikave te kufizimeve shëndetësore.

Rogan ka thënë se është eshte mbështetës i lirisë së fjalës, ka kritikuar kulturën e re të njohur si “cancel culture” të fshirjes së heronjve të dikurshëm prej zbulimit të fakteve të reja të dyshimta.

Prezantuesi thotë se është kundër censurimit të amerikanëve me pikëpamje të djathta (republikane), është në favor të mbajtjes së armëve sipas Amendamentit të Dytë dhe ka quajtur politikën e jashtme të SHBA, “aventurizëm ushtarak”.

FOTO GALERI
2/3
Rogan provokoi kreun e Meta për mënyrën “prej roboti” me të cilën mbante gotën e ujit gjatë dëshmisë së tij në Kongres

Top Channel