Fenomeni i “arsimit rozë” në Hungari që favorizon femrat, mund të dëmtojë ekonominë e vendit, të ulë numrin e lindjeve dhe të reduktojë të drejtat e burrave, thuhet në një raport të fundit qeveritar.
Gratë janë shumë më tepër të përfaqësuara në arsimin e lartë në Hungari, sipas komisionit parlamentar të monitorimit ekonomik, i cili konsiderohet i afërt me kryeministrin Viktor Orban, shkruan rrjeti BBC.
Autorët e raportit paralajmëronin se rritja e numrit të të diplomuarave femra do t’i bëjë ato më pak të pritura për t’u martuar dhe lindur fëmijë.
Zhvillimi vjen teksa kryeministri Orban ka folur shpesh për rritjen numri të lindjeve në Hungari, i cili si kudo në Evropë ka pasuar rënie.
Madje në 2019 Orban njoftoi se gratë me katër fëmijë ose më shumë, përjashtohen përjetësisht nga taksa mbi të ardhurat.
Raporti i zyrës shtetërore të auditimit, u publikua së fundmi nga e përditshmja vendase Nepszava edhe pse ishte realizuar disa javë më parë.
Zhvillimi vjen teksa numri i grave në universitetet e Hungarisë ka ardhur në ngritje, në 54.5%, çka sugjeron se feminizimi i profesionit të mësimdhënies ka arritur një masë madhore prej 82% në përgjithësi.
Raporti sugjeronte gjithashtu se “tiparet femërore” favorizoheshin në sistemin e arsimit, si ‘masa emocionale apo pjekuria shoqërore’, që shkaktojnë dobësimin e barazisë seksuale dhe disavantazhim të burrave.
Studiuesit paralajmëronin se vetë ekonomia e Hungaria ishte në rrezik prej nënvlerësimit të “tipareve mashkullore” siç janë aftësitë teknike, ndërmarrja e rreziqeve në aktivitet, apo iniciativa e sipërmarrjes.
Raporti thoshte se kjo mund të ndikojnë në jetën e përditshme pasi të rinjtë “nuk dinë ç’të bëjnë me një kompjuter të bllokuar, me një rubinet që rrjedh, apo me mobilje që vijnë të paketuara në pjese dhe asnjë nuk di t’i montojë”.
Hungaria është paditur nga BE për një ligj që ndalon ekspozimin e homoskesualitetit për njerëz nën 18 vjeç.
Viktor Orban është përplasur shpesh me BE për çështje si emigracioni e liria e shtypit.
Top Channel