Foto/ Vrau babanë 73- vjeçar, ky është Mariglen Muhametaj! Çfarë deklaron kryetari i fshatit për familjen

26/08/2022 08:09

Ky është 37-vjeçari, Mariglen Muhametaj i cili ka qëlluar me sende të forta babanë e tij  73- vjeçar mbrëmjen e djeshme në fshatin Greshicë të Mallakastrës, duke e lënë atë të  vdekur.

Kryetari i fshatit Kastriot Hysenaj tregon se 37- vjeçari megjithëse vuante nga probleme të shëndetit mendor, nuk njihej si njeri problematik teksa thekson se i riu ishte njeri i qetë dhe i mbyllur në vetvete.

Hysenaj pohon gjithashtu se pavarësisht problemeve ekonomike me të cilat përballej familja Muhametaj, nuk kishin konflikte.

Ngjarja ndodhi në fshatin Greshnicë në të Mallakastrës ku burime për Top Channel, bëjnë me dije se Mariglen Muhametaj vuante nga probleme të shëndetit mendor, për të cilat ishte kuruar edhe më parë. Në një konflikt me të atin në banesën ku jetonin, 37-vjeçari nuk arriti të përmbahej dhe e goditi 73-vjeçarin me sende të forta në kokë. Si pasojë e dëmeve të marra Qemal Muhametaj ndërroi jetë.

Top Channel