Ylli i “Home Alone”, Devin Ratray akuzohet për përdhunimin e një gruaje në New York.
Aktori, i cili u bë i famshëm falë rolit në filmin e Krishtlindjeve të vitit 1990, dyshohet se ka sulmuar Lisa Smith në apartamentin e tij në Manhattan në vitin 2017.
Sipas medieve amerikane, ajo ka raportuar se 45-vjeçari e ka droguar para se ta sulmonte seksualisht. Më pas Smith ka raportuar ngjarjen në polici.
Vitin e kaluar, Ratray u arrestua me akuzën e dhunës në familje. Ai u lirua më vonë me një garanci prej 25.000 dollarësh dhe u deklarua i pafajshëm.
Sipas CNN , Smith dhe Ratray kanë qenë miq për më shumë se një dekadë përpara incidentit që pretendon gruaja, më 21 shtator 2017.
Dyshja mendohet se janë takuar për një lokal, së bashku me vëllanë e Smith dhe një mik tjetër dhe më vonë gjatë natës të gjithë shkuan në banesën e aktorit.
“Më kujtohet se u zgjova dhe nuk mund të lëvizja. Nuk mund të hapja sytë, por mund të dëgjoja se çfarë po ndodhte dhe mund të ndjeja se çfarë po ndodhte. E dija që dy personat e tjerë ishin zhdukur dhe unë isha ende në divan”, ka rrëfyer ajo.
Top Channel