Një 53-vjeçar u kap këtë të enjte në pikën kufitare të Muriqanit me 202 060 euro, të cilat nuk i kishte deklaruar, sipas ligjit.

Paratë e gjetura në mjetin tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi me iniciale I.B. dyshohet se është përfituar nga veprimtari kriminale.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Shkodër referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin I. B., 53 vjeç, banues në Shkodër, për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Top Channel