U nisën me skaf nga Korfuzi drejt Dubrovnikut, dy kroatë pësojnë dëmtime nga kushtet atmosferike dhe transportohen drejt spitalit të Vlorës Nën masa të forta sigurie dhe me veshje antiplumb është paraqitur në gjykatën e Kurbinit për rivlerësimin e masës së sigurisë Jeton Lami punonjës i Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në policinë e shtetit.
Lami akuzohet për shpërdorim detyre pasi dyshohet ka shoqëruar Ervis Martinajn gjatë kohës që ai ka qenë në kërkim. Gjykata e Kurbinit e ka lënë në fuqi vendimin për të arrest me burg.
Para togave të zeza nuk ka mbajtur asnjë qëndrim për shoqërinë me të shumë kërkuarin ndërkohë i vetmi fakt sipas burimeve që implikon Lami është data 5 gusht kur është parë në Durrës të dale nga e njëjta makine me Martinaj.
Në përfundim të seancës avokati i tij mbrojtës tha se nuk ka prova të mjaftueshme për ta mbajtur në burg.
“Qëndrimi jonë ka qenë vetëm për kushtet e sigurimit dhe dhënies së masës. Lidhur me rrethanat e tjera do dalin gjatë hetimit të çështjes . Nuk ka dhënë asnjë shpjegim deri tani. Ne e konsiderojmë të papërshtatshme faktin që do qëndrojë në arrest me burg dhe do e ankimojmë. Janë rrethana të paqarta”- u shpreh avokati mbrojtës, Gentjan Rumano.
Emri i agjentit u bë i njohur për policinë pas denoncimit të familjareve në komisariatin e Kurbinit për humbjen e kontakteve me të shume kërkuarin.
Top Channel