Kanë dalë sot para gjykatës për  tu njohur me masën e sigurisë Horgito Peqini dhe Klaudjan Sallufi të akuzuar për vrasjen e Madrid Ulqinakut në 17 Gusht në bulevardin e Elbasanit.

Gjyqtarja Pajtime Fetahu la në burg dy të akuzuarit për vrasje të kryer në bashkëpunim, ndërsa këta të fundit janë përfaqësuar me avokatë kryesisht për shkak të pamundësisë ekonomike për të marrë një avokat.

Horgiti Peqini dyshohet se është personi i cili qëlloi me pistoletë ndaj Mardrit Ulqinakut, baba i dy fëmijëve, pas një konflikti të çastit.

Por për shkak se ende nuk ka mbushur 18 vjeç, Peqini pritet të ketë lehtësira si i mitur ndërsa është duke u marrë në pyetje në prani të psikologut.

Më herët policia gjeti armën e krimit, pistoletë dhe një krehër me 6 fishekë të hedhur në luginën e lumit Shkumbin, ndërsa mësohet se edhe familjarët kanë bashkëpunuar për kapjen e dy të rinjve.

Mbrëmjen e 17 Gushtit në bulevardin e Elbasanit pas një konflikti të momentin u qëllua me armë zjarri 33-vjecari Madrid Ulqinaku i cili mbeti i vdekur në vend.

Ngjarja shokoi me dhjetëra qytetarët që u ndodhën  aty në momentin e krimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA