Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku tre persona kanë ushtruar dhunë ndaj një vajze 16-vjeçare.

Ish-bashkëjetuesi i saj Ardit Çela, 25 vjeç, e ka dhunuar vajzën e mitur bashkë me dy persona të tjerë me Enea Hoxha, dhe D. M.

Vajza e mitur u dhunua në ambientet e jashtme të një pallati, madje policia thotë se tre djemtë tentuan ta dëmtojnë atë me lëndë djegëse (benzinë).

25 vjeçari dhe dy bashkëpunëtorit e tij tashmë janë të arrestuar.

Top Channel