Beatrix Ramosaj është një nga emrat më të përfolur të momentit të showbiz-it shqiptar.
Këngëtarja e njohur shqiptare ka pasur një karrierë të gjatë, por vëmendjen më të madhe e mori me pjesëmarrjen në “Big Brother VIP”. Teksa pas daljes nga ‘BBV’ publikoi ‘Faj’, “Ma shumë se ti” në bashkëpunim me Dj Geek dhe së fundmi ka publikuar “Vonë”.
Aktiviteti dhe postimet e saj në rrjete sociale shpesh tërheqin vëmendje të madhe, pasi bukuroshja nuk i kursen ‘thumbat’ herë pas here. Mirëpo, një i fundit më shumë duket të jetë si një dedikim, pasi Trixa ka realizuar një sfidë TikTok-u ku teksa shfaqet duke kërcyer nga lumturia, krahas shkruan: “Kur ai të shkruan te Story që publikove kastile”.
Kujt mund t’i dedikohet ky postim apo mendoni se është thjesht një sfidë TikTok-u?
Së fundmi Beatrix ka postuar një foto nga studio e saj muzikore, duke na treguar kështu se shumë shpejt do të vijë me një projekt të ri muzikor.
Gjithmonë na ka rënë rasti që të shikojmë personazhe të showbiz-it shqiptar dhe të huaj gjithashtu që kanë bërë ‘xing’ në veshje. Përveç krahasimeve se kujt i shkon më shumë apo kush frymëzoi kë, ne na vijnë edhe pyetje të tjera në mendje. Rasti i fundit ka të bëjë me këngëtaren e njohur shqiptare Beatrix Ramosaj dhe divën e muzikës botërore Jennifer Lopez. Dy këngëtaret bukuroshe kanë veshur një ‘body’ të ngjashëm vetëm se me ngjyra të ndryshme.
Top Channel