U shkaktua nga vetëtima, vijon të jetë aktiv zjarri në Palasë! Aktivizohen 90 zjarrfikës për shuarjen e flakëve

24/08/2022 10:31

90 efektivë të forcave të armatosura, zjarrfikësja e Himarës, AKZM dhe vullnetarë të ndryshëm janë angazhuar për neutralizimin e zjarrit të shkaktuar nga një vetëtimë në Palasë.

Një vatër u neutralizuar gjatë ditës së djeshme në ndërhyrje nga ajri, pasi flakët përparuar. Por, gjatë natës ka pasur sërish përparim të flakëve.

Më problematike duket situata në vatrën e përparuar drejt Karaburunit, ku pritet ndërhyrje nga ajri gjatë paradites

Top Channel