Pamje nga vendngjarja

Të shtëna me armë zjarri raportohen këtë mbrëmje në Gjormë të Kurbinit.

Sipas të dhënave paraprake, ngjarja ka ndodhur për motive banale, ndërsa i plagosur ka mbetur një person.

Mes konfliktit, Met Lika ka qëlluar me armë zjarri drejt Rasim Tafës. Lika ka rënë në prangat, ndërsa Tafa është dërguar në spital. Të dy këta shtetas janë bashkëfshatar të Gjormit.

Njoftimi i policisë:

Në fshatin Gjormë, Kurbin, rreth orës 20:15, shtetasi M. L., 41 vjeç, banues po në këtë fshat, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, me bashkëfshatarin e tij, shtetasin R. T. 53 vjeç, e ka plagosur me armë zjarri 53-vjeçarin, i cili është dërguar në spital, për ndihmë mjekësore.

Falë reagimit në kohë, veprimeve të shpejta dhe profesionale policore, është kapur dhe shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Kurbin, për veprime të mëtejshme procedurale, autori i dyshuar i plagosjes, shtetasi M. L.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentinin ligjor të saj.

Top Channel