Psikologu shpirtëror bën tatuazh ‘syrin e tretë’ në ballë pasi ‘nuk donte të jetonte më mes frikës’ (fotot)

24/08/2022 16:27

Një 23 vjeçar i vetëshpallur psikolog shpirtëror, ka bërë tatuazh një sy të madh në mes të ballit me qëllim të arrijë ndriçimin mendor e shpirtëror, pasi thoshte se “nuk mund të jetonte më në frikë”.

I riu që përdor në rrjet emrin @rootcausepsychology, jepte argumentimin e tij për krijimin e tatuazhit të “syrit të tretë” për mijëra ndjekësit e tij në rrjetin TikTok. Nuk dihet nëse ai ka kualifikime në fushën e psikologjisë, por simbolika e syrit të tretë, ose syrit të mendjes, përdoret gjerësisht në kulturën indiane që përfaqësohet me pikën e kuqe të mbajtur në mes të ballit nga besimtarët hindu.

Ajo ka të bëjë me ndriçimin mendor që vjen nga gjendra e fuqishme pineale në mes të dy hemisferave të trurit, e cila nëse është e aktivizuar fuqizon ndërgjegjësimin kuantik, kohor, hapësinor e shpirtëror të njeriut, dhe është mbajtur lart në vlerësime gjatë gjithë mitologjisë.

Rrjeti britanik Uniland shkruan se në videon e psikologut me tatuazhin e ri, ai thotë se syri i tretë në ballë do të thotë se më parë jetonte në frikë, por tashmë ‘nuk do t’ia dijë për asnjeri’.

“U merzita duke jetuar në frikë, ankth e pasiguri. Çdo ditë ka qenë një dhimbje për të ekzistuar, kështu që kam vendosur të mos e vras mendjen për asgjë dhe të jetoj sikur do të vdes. Kështu të paktën mund të shijoj jetën time.”

Ai shtonte më tej: “’Fëmija’ im i brendshëm donte të ishte bastardi më interesant në botë, kështu që bëra këtë syrin e tretë”.

Simboli hinduist i syrit të tretë simbolizon gjendjen më të lartë të ndërgjegjësimit dhe të perceptimit të një personi. Syri besohet se shfaqet në ballin e njerëzve që arrijë një nivel të lartë ndriçimi të brendshëm.

Edhe psikologu shpirtëror pretendonte se tatuazhi e bënte të ndjehej më i ndriçuar, dhe nxiste ndjekësit e tij të bënin si ai.

Ai thoshte: “Bëni tatuazhin në ballë, do të jeni të ndriçuar. Shkolla, mistikët apo mësuesit shpirtërorë nuk jua kanë treguar këtë hile por unë po jua them sepse dua që të gjithë të jenë ‘të ndriçuar’”.

Më herët në një video 23-vjeçari u tregonte ndjekësve se do të bënte tatuazhi, por pa thënë nëse e kishte vendosur apo jo.

Por nuk ka asnjë video ku ai të shihet duke bërë vërtet ngjyrosjen e përhershme, kështu që nuk mund të thuhet nëse është i përhershëm.

Shëruesi poston rregullisht video në rrjetinTikTok ku i jep ndjekësve të tij mësime mbi Zotin dhe spiritualitetin.

FOTO GALERI
2/3
Ai thotë se syri i tretë në ballë do të thotë se më parë jetonte në frikë, por tashmë ‘nuk do t’ia dijë për asnjeri’

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA